stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Shefikate Zahaj, një e moshuar nga Vlora i është drejtuar emisionit ?Stop? pasi nuk mundet të regjistrojë në Hipotekë pronën e saj. Ajo e ka fituar tokën me gjyq e tani po has pengesa në Hipotekë.
Gazetarja e ?Stop? i drejtoret Zyrës së Hipotekës dhe juristi Andi Haxhiaj shpjegon se ka një mospërputhje grafike mes 2 akteve të ekspertimit, që ka bërë gjykata.
Njëri nga vendimet e jep tokën 262 metra, ndërsa tjetri 250 metra. Rruga e vetme, sipas juristit, është sërish gjykata.
?E thirra Stop-in sepse Stop-i jep të drejtën? Kam 740 metra që m?i ka kthyer komisioni, se i posedoj dhe i kam të regjistruara në Hipotekë. Iu drejtova gjyqit, më dha dy vendime. Ma ktheu pronën, atij ia hoqi, mua ma ktheu. Vajta me qindra herë në Hipotekë dhe nuk më kanë zgjidhur asgjë. Ku nuk kam vajtur, edhe në Tiranë, edhe këtu? Gjykata më ktheu 512 metra, ndërsa kjo që ka regjistruar ai është 538. Vajta në Hipotekë dhe nuk më regjistruan?, tregon për mikrofonin e Stop 77-vjeçarja.
E pyetur përse Hipoteka nuk e zbaton vendimin e gjykatës, Zonja Zahaj përgjigjet: ?Atë nuk e di?.
Gazetarja e Stop, sëbashku me denoncuesen iu drejtua zyrës së Hipotekës.
?Kemi dy vendime, titulli i pronësisë është i rregullt me çfarë ka vendosur gjykata. Kemi mospërputhje grafike. Sipas dy akt ekspertimeve nga dy vendimet e ndryshme të gjykatës, njëherë i jep sipërfaqen 262 dhe tjetri 250 metra. Sipas matjeve grafike që bëjnë hartografët në zyrë, na del një sipërfaqe shtesë prej 26 metrash. Ne nuk dimë ku ta pozicionojmë këtë sipërfaqe që del shtesë?, tha juristi i Hipotekës Andi Haxhiaj.
Si ka mundësi që gjykata t?i japë të drejtë dhe të mos përcaktojë kufijtë?
?Vendimet janë shumë të drejta, janë dy aktet e ekspertimit që nuk përputhen nga me njëra-tjetrën, që janë bërë nga ekspertë privatë?
Cila është rruga që duhet të ndjekë nëna?
?Rruga e vetme është pranë organeve kompetente, në gjykatë, për saktësim të pozicionimit grafik?.
Pra 77-vjeçarja ndodhet në këto kushte për një gabim të një eksperti të gjykatës?
?Mora një sqarim, do vete në gjyq, ngela gjyqeve, 10 i kam bërë do i bëj dhe 10 të tjera?, tha në fund e moshuara.