Bluzat e bardha me dy diploma, Ministria: Jo më dy punësim në profesione të ndryshme

2019-03-12 2

Një propozim në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, do të ndaloje ushtrimin e dy profesioneve të ndryshme në radhët e bluzave të bardha. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se një profesionist shëndetësor që ka dy profesione të ndryshme, përshembull, stomatolog dhe farmacist, pra ka dy diploma, ai duhet të zgjedhë cilin profesion do të ushtrojë dhe ndërkohë duhet të pezullojë licencën tjetër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se, një nga nenet e propozuara në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, nuk ka të bëjnë me ndalimin e dypunësimit të mjekëve, por me ndalimin e ushtrimit të dy profesioneve të ndryshme.

"Ky ndryshim i propozuar është në përgjigje të shqetësimit të ardhur nga urdhrat profesionistë, pasi ushtrimi njëkohësisht i dy profesioneve shpesh ishte fiktiv", thuhet në një njoftim të Ministrisë.

Në relacion shpjegohet se ?Nga urdhrat profesionistë është ngritur shpeshherë shqetësimi që persona të ndryshëm kanë më shumë se një profesion në fushën e shëndetësisë, duke e bërë kështu fiktiv ushtrimin e dy ose më shumë profesioneve. Për këtë arsye është propozuar si alternativë pezullimi i njërit prej profesioneve gjatë kohës që je duke ushtruar një profesion të caktuar?.

Ky ndyshim në ligj nuk do të ndalojë dy punësimin e mjekëve në të njëjtin profesion, siç aktualisht ndodh që bluzat e bardha punojnë edhe në spitale shtetërore, edhe në privat.