Ora News - Të rinjtë larg politikës! Vetëm 5 për qind besojnë te partitë

2019-03-12 0

#oranews

Të rinjtë shqiptar besojnë se vettingu do të pastrojë drejtësinë por nuk do të pasohet me arrestimin e zyrtarëve të korruptuar. Në një sondazh të kryer mes tyre rezulton se vetëm 5 për qind u besojnë partive por interesin më të lartë e kanë te emigracioni.

Rinia shqiptare e ka humbur besimin te politika. Në një sondazh të fundit të realizuar te 1200 individë të moshës 14 dhe 29 vjeç, rezulton se vetëm 5 për qind e tyre janë të interesuar për politikën në vend, edhe pse më shumë se 60% e të anketuarve thonë se do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Geron Kamberi, autor i studimit ?Rinia Shqiptare?: Pjesa më e madhe e tyre shprehin një lloj apatie ose një lloj mungese angazhimi politik, por nga ana tjetër kjo nuk i pengon që ata të marrin pjesë në politikë nëpërmjet procesit të votimit.

Të rinjtë besojnë se ventingu do të pastrojnë prokurorinë dhe gjykatën, por konkludojnë se ky proçes nuk do të shoqërohet me arrestime të të korruptuarve

Alba Çela, autore e studimit ?Rinia Shqiptare?: Ata janë optimistë për vetingun. Por nuk kanë pritshmëri të larta që reforma në drejtësi nuk do të sjellë gjyqe me profil të lartë politik.

Sondazhi ?Rinia Shqiptare 2018 2019? , del në konkluzionin se dëshira për të emigruar vijon të jetë në rritje, ndërsa vendet më të preferuara mbeten ato të Europës Perëndimore, kryesisht Gjermania.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-rinjte-larg-politikes-vetem-5-qind-besojne-te-partite


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz