Strategjia për diasporën, analizë për shfrytëzimin e remitancave

2019-03-12 0

Vendosja e një bashkëpunimi institucional mes shtetit dhe diasporës është synimi i strategjisë së re shtetërore dhe planit të veprimit, të miratuar në seancën e fundit të Qeverisë. Ministri pa resor i angazhuar për diasporën Edmond Ademi theksoi se strategjia bazohet në katër shtylla; duke filluar nga ajo politike, juridike dhe konsullore që ka të bëjë me lehtësimin e procedurave administrative për dokumentet e udhëtimit. Shtylla e dytë është ekonomije kurse pas saj vjen bashkëpunimi në arsim dhe kulturë. Ademi tha se strategjia do t?i japë fund ndarjes dhe partizimit të diasporës.