Ora News – Alarm për zjarret në Elbasan, 36 raste vetëm në muajin shkurt

2019-03-12 0

#oranews #zjarretneelbasan
Zjarret në Elbasan janë kthyer në një alarm për qytetin. 36 të tilla janë regjistruar vetëm në shkurt. Prefekti i Qarkut, Gledjan Llatja, thotë se zjarret janë të qëllimshme dhe duhen vënë përpara drejtësisë përgjegjësit.

Ende pa nisur vera, zjarret janë kthyer në një problematikë për Elbasanin.

Vetëm në muajin shkurt në këtë qark janë regjistruar rreth 36 zjarre.

Prefekti, Gledjan Llatja, në një mbledhje me drejtuesit vendor tha se zjarret kanë qenë të qëllimshme dhe kërkoi nga Policia vënien përpara përgjegjësisë të personave përgjegjës.

Gledjan Llatja: Evidentimi i personave dhe vënia e tyre para përgjegjësisë ligjore, e atyre personave që kanë vënë zjarrin. Nuk janë zjarre rastësore në gjykimin tim, kanë qenë të gjitha të qëllimshme.

Mustafa Arapi, shef i emergjencave prane Prefekturës, kërkoi se çdo banor duhet të njoftojë administratorin e njësisë në të cilën banon për djegien e shkurreve apo elementëve të tjerë, duke lokalizuar kështu vatrën e zjarrit me shpejt nëse zjarri merr përmasa favorizuar nga era.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/alarm-zjarret-ne-elbasan-36-raste-vetem-ne-muajin-shkurt
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange