#oranews #erionveliaj
100 mijë pemë të reja do t?I shtohen kryeqytetit deri në muajin prill, një fushatë e nisur nga Bashkia e Tiranës për shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet. Me rastin e 7-8 marsit, kryebashkiaku Veliaj apeloi qytetarët të mbjellin pemë si shenjë vlerësimi për nënën dhe mësuesit.
Dhuro një pemë është nisma e re e bashkisë së Tiranës për të shtuar gjelbërimin në kryeqytet.
Kryebashkiaku Veliaj iu drejtoi një ftesë qytetarëve që të shfrytëzojnë festat e 7-8 Marsit për të lënë gjurmë në qytet.
Veliaj: Dua t?i ftoj të gjithë qytetarët, ashtu si gjysh Petriti bëri sot, për nipat, për mbesat, për fëmijët e tyre, për ditën e nënës, për ditën e mësueses, për ditën e verës, sebepe ka plot, por arsyeja është një: qyteti të jetë më i pastër, më i gjelbër dhe të kemi një mjedis ku gjenerata e djemve dhe vajzave të këtij qyteti të rriten shëndetshëm.
Fushata e cila do të vijojë deri në muajin prill, sipas Veliajt do t?i shtojë kryeqytetit edhe 100 mijë pemë të reja.
Veliaj: Mezi pres që deri në prill kur të mbarojmë këtë fushatë 100-mijëshe të pemëve, të kemi mundësi të gëzojmë sa më shumë familje, që kujtimet e fëmijërisë së të vegjëlve të qytetit të lidhen me këto pika dhe këto rrënjë që janë hedhur në qytet.
Nismën e kanë përqafuar shumë qytetarë të Tiranës që për raste të veçanta si ditëlindje apo përvjetorë, po zgjedhin të mbjellin pemë për qytetin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/apeli-i-veliajt-te-mbjellim-peme-nenen-dhe-mesueset
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz