Report TV - Një ditë pas protestës së opozitës, av.ambasadorja amerikane në zyrën e Bashës

2019-03-12 1

Një ditë pas protestës së opozitës jo parlamentare para Kuvendit të Shqipërisë, këtë mëngjes në zyrën e liderit demokrat Lulzim Basha është gjendur zëvendës Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones.

Tetë persona u arrestuan për tensionet në protestë, që u përshkallëzuan në goditje të efektivëve të policisë me mjete të forta. Ndërkohë u paralajmëruan nga policia, edhe organizatorët e protestës se ata janë përgjegjësit për tubimin, dhe duhet të distancohen nga personat me precedentë kriminalë, siç ishin disa të dënuar më parë, në radhët e të arrestuarve.

Mes opozitës së bashkuar dhe qeverisë, pavarësisht thirrjeve për dialog nga ndërkombëtarët që u konkretizua në një ftesë për dialog nga kryeministri Edi Rama, palët nuk janë ulur në diskutime me njëri-tjetrin. Opozita do të protestojë sërish më 16 mars para kryeministrisë, në atë që kryedemokrati Basha e quajti "uraganin që do të rrëzojë Ramën".