#oranews #tempora
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi i ftuar në "Tempora" në Ora News, thotë se në dosjen 339 nuk ka asnjë zyrtar të PS-së të përfshirë. Në dosje është përfolur në media si i përfshirë në blerjen e votës, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Pjesë nga debati:
Çuçi: Për sa i përket dosjes 339, absolutisht nuk ka asgjë për të implikuar asnjë zyrtar të Partisë Socialiste. Janë votues sipas Kushtetutës jo pjesëtarë të bandave. Edhe për sa ka dalë në media nuk ka asgjë që të implikojë zyrtarët e PS-së, përkundrazi. Po t'i referohemi dokumenteve të ODIHR dhe OSBE-së për zgjedhjet e 2017-s...
Meço: Ato përgjime kanë dalë nga shërbimet partnere që po përgjonin këto banda..
Çuçi: Nuk e di me çfarë guximin e merrni këtë të drejtë për të thënë një të vërtetë që nuk është e vërtetë. Ato janë përgjime në një dosje të Prokurorisë së Shqipërisë. Nuk ka përgjime partnere. Ka një dosje në Prokurori, do të hetohet deri në fund. Po nxori që ka implikime, absolutisht të dënohet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cuci-ne-dosjen-339-nuk-ka-asnje-zyrtar-te-ps-se-te-implikuar
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz