Berat, rrugët e ngushta rrezik për jetën, banorët: Zjarret i fikim vetë, na ruan Zoti

2019-03-12 0

Në qytetin muze të Beratit, shfrytëzimi i çdo hapësire publike për pak shtesa më shumë në banesa ka bërë që rrugicat të ngushtohen së tepërmi dhe të rrezikohen nga zjarri. Në lagjen më të vjetër të qytetit, atë të quajtur ?Murat Çelepia? rrugicat nuk kanë më asnjë hapësirë mes tyre.

Banesat janë shumë pranë njëra-tjetrës, duke mos krijuar asnjë hapësirë për lëvizjen e mjeteve. Vetëm pak javë më parë në këtë lagje një banesë e braktisur nga pronarët u përfshi nga flakët dhe sipas banorëve ishin vetë këta të fundit që ndihmuan në fikjen e zjarrit, duke mos lejuar përhapjen e tij në banesa të tjera.

I njëjti shqetësim për banorët lidhet dhe me ambulancën e cila në raste emergjente e kanë të pamundur të futen në këto rrugica, ndërsa nga ana tjetër Bashkia e Beratit synon që të vërë në jetë projektin e saj më të fundit për rehabilitimin e lagjeve.