stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Një konflikt verbal, që ka përfunduar në dyert e drejtësisë, është konsumuar në shkollën e mesme ?Gramoz Palushi? në Babrru.Drejtori i shkolloës, Abaz Hoxha, brenda të gjitha rregullave, ka cuar për trajnim mësuesen Aurela Baca. Por pak minuta pas këtij komunikimi, i shoqi i Aurelës, Skënder Baca,e telefonon drejtorin dhe e kërcënon, pasi i ka cuar të shoqen për trajnim, pa e pyetur. Më pas Skënderi i shkon drejtorit edhe në zyrë, duke e thelluar kërcënimin, me tagrin e personit, që punonte në Prokurorinë e Përgjithshme.Biseda është e regjistruar dhe duket qartë kërcënimi i Skënderit, ndaj drejtorit të bashkëshortes.Dy vjet pas kësaj situate, Abaz Hoxha shkon të bëjë denoncim dhe e gjen veten të denoncuar nga Skënder Baca.Prokuroria në këto kushte lëshon urdhër pezullimi nga detyra për drejtorin e shkollës, por jo për punonjësin e saj, që e kish kërcënuar në zyrë.Pas një kalvari të gjatë, Gjykata e Apelit ktheu në detyrë drejtorin e shkollës e po kështu veproi edhe drejtoresha e ZA Kamëz, Ermioni Cekani.