www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN;
Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin Shpat Kasapi. Por ndryshe nga ç?jemi mësuar ta shikojmë nëpër daljet e tij televizive, sot ai ishte në emisionin ?Rudina? në Tv Klan i shoqëruar nga nëna e tij, gjithashtu figurë publike në Maqedoni, deputetja Gjylymser Kasapi.
Gjatë emisionit, ata folën për marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin, madje deputetja Gjylymser Kasapi i kërkoi publikisht djalit të saj që të martohej dhe të krijonte familje.
?Unë do doja që Shpati të më dëgjonte mua dhe të martohej. Meqenëse jam edhe specialiste e familjes, konsideroj se edhe krijimi i saj ka një moshë të caktuar qoftë për femrën, qoftë për mashkullin. Nëna pret që ta martojë dhe të krijojë familjen e tij dhe unë të vazhdoj me punët e mia?, tha Gjylymser Kasapi.
Ajo po ashtu tregoi se këngëtari ka nisur të këndojë që në moshën 2-vjeçare dhe 2 vite më vonë nuk këndonte nëse nuk i jepje para.
?Shpati nuk ka qenë më i përkëdheluri nga fëmijët, ai vetë bëhej i përkëdhelur. Ka qenë fëmijë hiperaktiv dhe që në moshën 2 vjeçare ka nisur të këndojë. Gjithmonë kërkonte një skenë për të kënduar. Kur bëri 4 vjeç nuk pranonte të këndonte nëse nuk i jepnin lekë. Në familjen time kur mblidheshin, më ftonin dhe më kërkonin të mos e merrja me vete Shpatin sepse bënte shumë rrëmujë. Shpati është pak dembel, ka qejf t?ia bësh gjërat gati?, tregoi deputetja.
Ai është një këngëtar shumë i dashur për publikun shqiptar. Ka një karrierë disa vjeçare në muzikë dhe shumë prej këngëve të tij janë shndërruar në hite.
Lajmi se këngëtari Shpat Kasapi është në një lidhje bëri xhiron e mediave rozë. Sot ai ishte i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, nga ku foli lidhur me këtë lajm.
Këngëtari pranoi se është në një histori dashurie aktualisht, madje premtoi se së shpejti do të vijë në emision bashkë me të dashurën e tij.
Rudina Magjistari: Ke thënë që je në një histori aktualisht?
Shpat Kasapi: Po, jam një histori.
Rudina Magjistari: Je i dashuruar?
Shpat Kasapi: Deri diku.
Rudina Magjistari: Deri diku e kishe për të qenit i dashuruar?
Shpat Kasapi: Është fillimi, dashuria është proces.
Rudina Magjistari: Ia ke prezantuar mamit?
Shpat Kasapi: Jo akoma. Por herën tjetër do të na kesh në studio bashkë, të premtoj.
Rudina Magjistari: Paskemi diçka serioze më duket mua.
Shpat Kasapi: Po, jemi në proces, të thashë.
Rudina Magjistari: S?na the nga është?
Shpat Kasapi: Është afër meje, nga Kosova.