Betohen deputetet e rinj

2019-03-12 3

Ylli Shehu, Aurora Mara, Edmond Rushi dhe Enver Roshi janë deputetët më të rinj të parlamentit.

Të 4 të dalë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe që pranuan të zëvendësojnë deputetët që dogjën mandatet si vendimmarrje e opozitës së bashkuar, janë ulur në radhët e para ku deri 3 javë më pare qëndronin të ulur përfaqësuesit e PD.

Ylli Shehu i vetmi mes të 4 që ka qenë deputet dhe një legjislaturë më parë si i zgjedhur nga PR dhe me pas ju bashkua grupit parlamentar të LSI, është dhe i vetmi që ka folur me gazetarët.

Ai thotë se do përfaqësojë opozitën në sallën e parlamentit.

"Normal që jemi në opozitë". 

Dhe në të parin votim si deputet ndryshe nga 3 kolegët e tjerë ai nuk ju bashkua shumicës për miratimin e projektligjeve qe ishin në rendin e ditës.

Ndërkohe këtë të martë shembullin e Lefter Maliqit që ka pranuar të marrë mandatin e deputetit si kandidat i PD në qarkun e Beratit e kanë ndjekur dhe 5 kandidat të tjerë. Në KQZ dorëzuan formularin e dekriminalizimit hapi i parë drejt pranimi të mandatit ky,  Ediola Braha nga lista e LSI në Gjirokastër, Elda Hoti nga lista e LSI në Lezhë, Edlira Hyseni e LSI në Durrës, si dhe dy kandidatë nga listat e PD Ligoraq Karamelo kandidat në qarkun e Korçës dhe Majlinda Halilaj në qarkun e Tiranës.

Tv Klan