#oranews
Para se të niste udhëtimin e tij për në Itali, kryeministri Edi Rama është nisur drejt parlamentit, duke hyrë në seancë prej pedonales ku ishin vendosur masa të rrepta sigurie.
Në foltoren e parlamentit deklaroi se është gati të dialogojë me opozitën për gjithçka, por theksoi se nuk do të pranojë të luajë bixhoz me mandatet për të cilët u shpreh se ka marrë votat për të qeverisur deri në vitin 2021.
Edi Rama: Ne jemi të gatshëm të flasim, në cdo moment, dora jonë është e shtrirë, gadishmëria jonë për të folur është gjithmonë. Jemi gati të dialogojmë për gjithcka, por jo te negociojmë rregullat themelore të këtij sistemi ku njerëzit zgjedhin dhe të zgjedhurit repsektojnë mandatet. Mandatin e marrë nga shumica dërrmuese e qytetarëve ne nuk e negociojmë me askënd. Mandati ynë nuk është letër bixhozi, nuk luajmë bixhoz si ata, pas të cilëve qëndrojnë grupe interesash që janë mundur në betejen tonë për të bërë shtet. Një i humbur i madh me miliona euro në bixhoz i qëndronte në krah liderit demokrat, një drejtor i lojërave të fatit i mirënjohur si koordinuesi i të zezave në industrinë e lojërave të fatit ishte atje.
Kreu i qeverisë ftoi opozitën të përballet me mazhorancën në betejën e 30 qershorit, ku sfidoi se do t'ia fitojë të 61 bashkitë.
Edi Rama: S'kanë asnjë shans të marrin një Bashki të vetme nga ato që kemi dhe shumë pak shanse të ruajnë ato Bashki që kanë. Ne na takon ti marrim të gjitha bashkitë, që tu japim mundësi njerëzve edhe në Kukës, Shkodër edhe Tropojë, që të qeverisen nga njerëz normal që dinë të bëjnë qytet dhe zhvillim urban dhe rural. Nuk duan që ti marrim të gjitha, le të vijnë në sheshin e betejës.
Më tej, Rama tha se mazhoranca do të gjejë rrugën e duhur për të bashkëpunuar me opozitën e re në Kuvend, për të çuar përpara reformën zgjedhore.
Rama: Me opozitën e re ne do e çojmë përpara reformën zgjedhore. Gjejmë rrugën të dialogojmë me opozitën që do zërë vendet në sallë dhe bazuar fiks mbi rekomandimet e ODIHR dhe ata që janë specialistë të zgjedhjeve, do shkojmë përpara, sikundër edhe me votën e emigrantëve.
Pas daljes nga Kuvendi, Rama njoftoi përmes një postimi në twitter se do të shkojë në Itali, për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë, pas cënimit që iu bë vendit nga protesta e 16 shkurtit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-ne-kuvend-opozita-vrau-veten-nuk-luajme-bixhoz-me-mandatin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz