Tension në protestën e opozitës, hidhen kapsollë, tymuese dhe pankarta drejt policisë

2019-03-12 0

Megjithëse nuk ka pasur konfrontime dhe dhunë, protestuesit në tubimin e opozitës kanë hedhur shashka e tymuese në oborrin e parlamentit. Disa të tjerë kanë hedhur edhe pankartat kundër qeverisë, në drejtim të kordonit të policisë, para Parlamentit. ?Rama ik!? kanë qenë thirrjet e tyre.

Protestuesit në tubimin e opozitës, i kanë vënë flakën dy gomave, duke krijuar një situatë tensionuese para Parlamentit. Një situatë e krijuar ndërsa ish-deputetët e opozitës mbajnë fjalime në një podium ngritur para Kuvendit, teksa brenda sallës mbahet seancë plenare.