Kiri Hajdari, djali i ish-deputetit Azem Hajdari, i është bashkuar protestës së opozitës jo parlamentare para Kuvendit të Shqipërisë. Është gjendur në mes të mbështetësve të opozitës, ndërsa motra e tij, Rudina Hajdari, deri më tani ka dalë kundër vendimit të opozitës, dhe nuk e ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes.
Gjatë fjalës së tij në protestë, Kiri Hajdari u shpreh: "Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju dhe të gjithë demokratët . Liri Demokraci! Rama ik, Rama ik!"