Report TV - Masat për protestën e 5 Marsit, policia rrethon 'Pedonalen', do kalojnë deputetët

2019-03-12 0

1.600 forca të policisë janë në terren për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Report Tv mëson se rreth 200 efektivë janë organizuar në plan masash vetëm për të garantuar sigurinë e deputetëve, marrë shkas nga protesta e shkuar kur u sulmuan nga protestuesit deputetë dhe ministra teksa hynin në kuvend.

Parlamenti është rrethuar me gardh me hekura, ndërkohë që forca të shumta janë vendosur në kordonë sigurie përreth Kuvendit. Janë bllokuar edhe të gjitha hyrjet tek pedonalja që të çojnë tek parlamenti. Masa këto të marra për të garantuar futjen dhe daljen e deputetëve në Kuvend pa ju cënuar siguria fizike e tyre.

Protestuesit nga ana e tyre kanë marrë masat duke u pajisur me maska për tu mbrojtur nga efekti i gazit lotsjellës që policia ka hedhur në protestat e shkuara, kur protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonët e sigurisë të policisë. Report Tv mëson se fillimisht nëse do të tentohet për dhunë, mbështetësve të opozitës do tu hidhet ujë, ndërkohë nëse dhuna do të përshkallëzohet, atëherë do të shkohet drejt gazit lotsjellës.

Free Traffic Exchange