Report Tv-Lezhë, 10-fishohen gjobat për subjektet që hedhin inertet

2019-03-12 2

Firmat e ndërtimit dhe qytetarët që hedhin inerte në vende të papërcaktuara në territorin e Bashkisë Lezhë do të përballen me masa të ashpra ndëshkimore. Paketa e re fiskale e miratuar pak jave më parë parashikon gjoba deri në masën 20 mijë lekë të reja për çdo rast shkelje.

Drejtor i Tatim Taksave në Bashkinë e Lezhës Arben Ndoj thotë se kjo ka ardhur si një nevojë për të frenuar këtë fenomen mjaft shqetësues në Lezhë. 10-fishimi i gjobave pritet të disiplinojë firmat e ndërtimit dhe qytetarët, ndërsa bëhet e ditur se nuk do ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit.

Free Traffic Exchange