#oranews
Institucionet e Arsimit të lartë publik nuk pasqyrojnë të dhëna mbi të ardhurat dhe shpenzimet duke shkelur vendimin e dy ministrive asaj të Arsimit dhe Financave. Publikimi i aktivitetit financiar ishte kërkesë e studentëve gjatë protestës në muajin dhjetor.
Transparenca financiare e universiteteve ishte një ndër kërkesat që studentët parashtruan protestës së tyre. Qeveria u angazhua ta plotësojë, duke e përfshirë në paktin për universitetin dhe që u pasua nga një urdhër të ministrisë së arsimit, në fund të muajit janar.
Por një pjesë e konsiderueshme e universiteteve nuk i janë bindur këtij vendimi pasi në faqet zyrtare nuk ka të dhëna lidhur me shpenzimet, madje disa prej tyre nuk kanë as programin e transparencës.
Të dhënat e fundit që ka publikuar universiteti i Tiranës i përkasin vitit 2016, ndërsa për vitin 2017 dhe 2018 nuk ka asnjë informacion lidhur me shpenzimet.
Ndërsa në Universitetin e Mjekësisë nuk ka të dhëna për asnjë vit, madje në kategorinë ?Programi i transparencës? gjendet vetëm ?Rregullorja për Mbrojtjen, Përpunimin, Ruajtjen dhe Sigurinë e të Dhënave Personale?.
Ndërkohë Universiteti Bujqësor nuk e ka programin e transparencës dhe në të nuk ka të publikuar asnjë të dhënë.
E njëjta situatë është edhe në Universitetin e Sporteve, në atë të Arteve si dhe në institucionet e rretheve ku ndodhen vetëm emrat e titullarëve dhe adresat e tyre elektronike.
Në vëzhgimin e Ora News rezulton se vetëm Universiteti Politeknik ka të dhëna të detajuara për çdo vit madje edhe për muajin janar të këtij viti.
Pasqyrimi i aktivitetit financiar, sipas ligjit të arsimit të lartë është detyrë e administratorit, mbi të cilin bie edhe përgjegjësia për moszbatimin e urdhrit të dy ministrive.
Në paktin për universitetin parashikohej që kjo kërkesë e studentëve të përmbushej brenda muajit shkurt por mesa duket institucioneve të arsimit të lartë u duhet ende kohë të jenë transparentë me vendimmarrjet financiare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/universitetet-kunder-transparences-nuk-publikojne-raportet
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz