Meta: Jemi në krizë, qeveria dhe opozita të dialogojnë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-12 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i Shtetit Ilir Meta ka deklaruar se kriza politike dhe institucionale që ka përfshirë vendin duhet të zgjidhet përmes dialogut mes opozitës dhe mazhorancës.Këto komente presidneti Meta i ka bërë në një konferencë të përbashkët me homologun e tij slloven Borut Pahor, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në vendin tonë.?Jemi në kushtet e një krize politike kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur. Në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike kam apeluar për dialog mes palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por mbi të gjitha për ti paraprirë atij vendimi të rëndësishëm për çeljen e negociatave në qershorin që po vjen. Kam thënë se duhet të fillojmë punën me dialog, qeveri dhe opozitë, sepse kam thënë siç iku një ditë mund të ikë edhe një vit dhe mund të mbetemi në vend. Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik, demokratik dhe institucional në vend.?