Report Tv-Dhuna ndaj arbitrit, Hoxha: FSHF-ja përgjegjëse

2019-03-12 0

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar dhunën në ndeshjen Kamza-Laçi dhe dështimin e organizatorëve u shpreh se Federata Shqiptare e Futbollit është përgjegjësja kryesore. Ai tha se me ligjin e ri për sportin, policia nuk hyn në stadium, pasi kjo nuk ndodh në asnjë stadium të vendeve të BE-së. Policia private sipas tij nuk mund të garantonte sigurinë e ndeshjes me vetëm 12 punonjës, njëri prej të cilëve në fund të ndeshjes hapi portën, ç'ka solli hyrjen e tifozëve në fushë. Hoxha tha se kampionati duhet të ndërpritet menjëherë.

"Kampionati jonë ngjan me vendet afrikane. Në momentin që ka ndodhur ngjarja duhet të dimë shkaqet. Pse përfundoi një anëtar i FSHF, presoni sot i arrestuar, ka votuar për Dukën. Ne do ti fshihemi të vërtetës nëse do fshehim personat. Ngjarja e Kamzës u gatua kohë më parë, ishim përpjekur të mbulonim, ta miklonim, kemi një kampionat me shume halle të mëdha. Presidentët që flasin kohe pas kohe që ka trukime. Arbitrat po paguajnë faturën që duhet të paguanin të gjithë. Mosbindja civile e opozitës është shprehur në stadium. Policia e shtetit nuk e merr përsipër, sepse stadiumet nuk plotësojnë kushtet sipas standardeve. Me ligjin e ri për sportin, policia nuk hyn më në stadium. Ky sekretar ku ka parë polici brenda në stadium, në cilin vend të BE?

Nuk mundet që kjo ndeshje të mbulohej me vetëm 12 policë privatë. Delegati i FSHF pastaj thotë na preu në besë presidenti i klubit. Ku jemi ne, në shekullin e 15, ku ka besë sot cfarë është kjo besë. Policia nuk e ka marrë përsipër fare. Nuk ishte në stadium. Si del me 12 policë privat, të bësh ndeshjen. Po të shkonte mirë do thonin po është organizuar mirë shkoi shkëlqyer. Përgjegjësi kryesor është FSHF, ka lejuar garën të zhvillohet në këtë mënyrë. Do të doja të ishin edhe drejtuesit e FSHF-së aty ti rrihnin. Me reagimin e sotëm FSHF ka dashur ti bëjë shantazh policisë së shtetit. FSHF duhet të ndërpresë kampionatin pasi nuk garanton sigurinë për mbarëvajtjen e aktivitetit. Ai presidenti që ka shkuar në burg ka votuar për Dukën. Që kjo ngjarje të mos përsëritet duhet minimalisht të ndërpritet kampionati. Policia në stadium nuk është zgjidhje, por ta gjejë federata zgjidhjen" tha Hoxha.

Arbitri kryesor i ndeshjes Kamza-Laçi Eldorian Hamiti u dhuna dje për shkak se akordoi një penallti në fund të ndeshjes për miqtë. Federata Shqiptare e Futbollit deklaroi sot se nëse Policia e Shtetit nuk rikthehet në stadium dhe nëse nuk merren masat për mbarëvajtjen e garës atëherë kampionati shqiptar do të ndërpritet dhe gara do të mbyllet.