Ndryshon ligji per tregtimin e cigareve

2019-03-11 0

Shumë shpejt cigaret nuk shiten në çdo supermarket lagjeje apo anës rrugës. Një ndryshim në ligj që po diskutohet nga Ministria e Shëndetësisë përcakton pika të veçanta të cilat do të pajisen me licencë për tregtimin e paketave apo duhanit të hapur.

Në nenin 8 të ligjit ?Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit?, shtohet edhe një tjetër pikë e cila  thotë se ?Pikat e shitjes së produkteve të duhanit pajisen me një licencë të veçantë , me qëllim kufizimin e numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend?. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se tashmë pr/ligji është në fazën e konsultimeve me grupet e interesit.

Ogerta Manastirliu: Jemi në fazë konsultimesh për ndryshimin e ligjit për mbrojtjen nga produktet e duhanit, konsultime me grupet e interesit qoftë ata në mbrojtje të shëndetit, qoftë ata të tregtimit të duhanit. Synimi ynë është të forcojmë akoma më tej masat kundër duhanpirjes në ambientet publike, për të mos lejuar askënd të abuzojë me ligjin, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licenses për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme.

Në projektligj thuhet se prodhuesit ose importuesit e produkteve të duhanit janë të detyruar të lajmërojnë ministrinë e shëndetësisë, për çdo produkt të ri që fut në vend, cigare elektronike apo çdo produkt që do të dalë në treg në vitet e ardhshme. Nuk do të lejohen më as paketat me 10 cigare. Aktualisht produktet e duhanit shiten në të gjitha, dyqanet, supermarketet, restorantet dhe lokalet e natës.

Tv Klan

Free Traffic Exchange