http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin 4 deputetëve të rinj nga radhët e LSI, të cilët do të zëvëndësojnë deputetët që kanë djegur mandatet.KQZ vendosi që t?I japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abazi, I cili do të zëvendësojë ish-deputetin e LSI, Endrit Braimllari.Po ashtu I dha mandatin edhe kandidates së Dibrës Aurora Marës. Mara do të zëvendësojë ish-deputetin Përparim Spahiu.Ndërsa nga ana tjetër, morën mandatin edhe Ylli Shehu dhe Enver Roshi.Shehu do të zëvendësojë Floida Kërpaçin ndërsa rezulton se ka qenë I dënuar me 200 mijë lekë gjobë. Detaj që Shehu e ka deklaruar edhe në formularin e dekriminializimit. Ndërsa Enver Roshi do të zëvendësojë ish-deputetin e Elbasanit, Edmond Haxhinaston.Katër deputetët e rinj do të betohen nesër në Kuvend ku do të marrin dhe zyrtarisht mandatet.Nga ana tjetër drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi të mbajtur me Komitetin Drejtues të LRI të dielën I ka cilësuar ata si ?tradhëtarë? dhe se nuk e kanë merrituar që të jenë pjesë e LSI.Por krahas kandidaturave të mësipërme, lista e kandidatëve që do të pranojnë mandatet pritet që të rritet pasi edhe Ralf Gjoni nuk e ka mohuar marrjen e mandatit.Nga ana tjetër pritet që të rritet edhe numri i kandidatëve nga radhët e PD që do të pranojnë mandatet.Mëngjesin e kësaj të hëne ishte Lefter Maliqi ai që depozitoi pranë KQZ formularin e dekriminalizimit ndërsa pritet që atij t?i bashkohen edhe Zana Prela dhe Ligoraq Karamelo që po ashtu nuk kanë firmosur dorëheqjen.