Cigaret nuk do shiten më kudo, pikat e shitjes së duhanit duhet të pajisen me licencë të veçantë

2019-03-11 1

Me ligjin e ri të nxjerrë nga Ministria e Shëdetësisë, të gjithë konsumuesit e cigareve nuk do të munden dot ti blejnë ato në çdo dyqan lagje apo supermarket. Me anë të një projektligji për ndryshimin e ligjit për duhanin, Ministria e Shëndetësisë kërkon që pikat e shitjes së produkteve të duhanit të pajisen me një licencë të veçantë.

?Pikat e shitjes së produkteve të duhanit pajisen me një licencë të veçantë , me qëllim kufizimin e numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend?.

Madje pikat e shitjes do të jenë të detyruara të lajmërojnë Ministrinë e Shëndetësisë, për çdo produkt të ri jokarakteristik që futet në vend, duke përfshirë cigaret elektronike apo çdo produkt të tillë që do të dalë në treg vitet e ardhshme. Ndryshimet parashikojnë dhe ndalimin e shitjes së paketave me 10 cigare ose më pak.

?Ndalohet shitja e paketave me 10 cigare ose më pak, si edhe e cigareve apo duhanit të dredhur, i cili, ka shije që fsheh atë origjinale si menthol, vanilje etj?.

Në rast të penalizimit me gjobë me shume se tre here në një periudhë kohore prej tre muaj rresht ndaj subjektit që do vazhdojë të shesë cigare, do merret masa e pezullimit të aktivitetit deri në shlyerjen e masave të gjobës. Aktualisht produktet e duhanit shiten në çdo supermarket dhe çdo dyqan. Ky draft pritet të çojë në monopolizimin e tregtimit të cigareve.

Free Traffic Exchange