Ora News - Dibranët bëhen me adresa, gati për zgjedhjet lokale

2019-03-11 0

#oranews

Prefekti i Qarkut të Dibrës jep garancinë se asnjë votues dibran nuk do të ketë dy apo më shumë adresa votimi në zgjedhjet e 30 qershorit. Katër bashkitë e qarkut kanë përfuduar procesin e deklarimit të adresave, ndërsa prefekti deklaron askush nuk mban më një nga kodet e famshme 888, 999 apo 000.

Në qarkun e Dibrës nuk ka më qytetarë pa adresë. Katër bashkitë kanë përfunduar procesin e deklarimit të adresave duke eleminuar kodet e famshme 888, 999, e 000.

Prefekti, Nexhbedin Shehu, thotë se tashmë në listat zgjedhore të 30 qershorit, asnjë votues dibran nuk do të jetë pa adresë.

Nexhbedin Shehu: Në të gjithë qarkun nuk kemi asnjë qytetar me kodin e famshëm 88, 99 dhe 00 që do të thotë pa adresë.Të gjithë janë sistemuar.

Ndërkohë në të gjitha njësitë vendore, vijon procesi i saktësimit të adresës për banorët.

Nexhbedin Shehu: Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë ka një adresë me 30 e ca të dhëna, këto janë hedhur për mbi 90% të qytetarëve të Dibrës, vazhdon puna në qytetin e Peshkopisë, në disa njësi të Klosit meqenëse adresari i ardhur nga Ministria e Brendshme ka qenë i pa abdetuar dhe këto ditë është vënë në dispozicion.

Bashkia e Matit kishte numrin më të lartë të banorëve pa adresë të cilët përdornin kodet 888, 999 dhe 000.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dibranet-behen-me-adresa-gati-zgjedhjet-lokale

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz