Wake Up/"Antigona" drama që i flet mbretit që do timon

2019-03-04 1

Një nga tragjeditë më të fuqishme të gjitha kohërave do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?, nën drejtimin e regjisores franceze, Andrea Brusque. Kjo dramë e Sofokliut është risjell në kohët e sotme nga dramaturgu francez Zhan Anuil dhe duket se i flet kaq qartë realitetit shqiptar. Kjo shfaqje do të vijë premierë në datat 9 dhe 10 mars në orën 19:00, në interpretimin e dy aktorëve kryesorë, Laura Nezha dhe Ervin Bejleri.