Report TV - PD protesta para Bashkisë së Maliqit, hidhen kapsollë dhe tymuese

2019-03-03 1

Banorë dhe përkrahës të Partisë Demokratike në Maliq, protestuan këtë të dielë kundër qeverisë Rama duke bllokuar aksin kryesor kombëtar. "Rama ik" dhe ?e duam Shqipërinë si e gjithë Evropa? ishin thirrjet e tyre në këtë protestë para Bashkisë së Maliqit, ku ishin mbledhur sipas PD-së, rreth 200 veta.

Në këtë protestë ishin edhe përfaqësues të PD-së, ish deputetët Ervin Salianji dhe Klevis Balliu. Protestuesit në një moment kanë hedhur edhe tymuese dhe kaspollë, ndërsa një kordon policie qëndronte para godinës së Bashkisë së Maliqit.