Kriza politike shqetëson operatorët turistikë - Top Channel Albania - News - Lajme

2019-03-03 0

Plot diell e ngrohtësi, muaji mars ka rikthyer gjallërinë në brigjet e Adriatikut këtë fundjavë. Edhe kroçeret turistike kanë sjellë turistë të huaj, duke çelur një sezon të hershëm, që premton të jetë i suksesshëm. Por klima e tensionuar politike në vend, ka shkaktuar shqetësim te operatorët turistikë shqiptarë.