Ora News - Veliaj i jep familjes Mici çelësat e shtëpisë se re

2019-03-03 0

#oranews

Rreshjet e dendura të shiut shkatërruan shtëpinë e vjetër të familjes Mici në Mazrek të Njësisë Administrative të Kasharit, duke e lënë në qiell të hapur familjen me 7 anëtarë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi familjes Mici çelësat e shtëpisë së re të rindërtuar.

Veliaj: Ishte një kënaqësi e veçantë sot që të vizitonim shtëpinë e Xhemalit dhe Liljanës, të cilët muajt e fundit kanë kaluar shumë peripeci, nga reshjet që u prishën shtëpinë e vjetër, tek nëna e sëmurë dhe koha që kaluan tek Emergjencat Civile të Bashkisë në Tufinë. Por, pas çdo rrebeshi lind dielli, ndaj pas kësaj situate shumë të vështirë, Fondacioni ?Mirësia?, Bashkia, të gjithë bamirësit e dashamirësit, u mblodhën bashkë për ta ndihmuar këtë familje.

Ai vlerësoi angazhimin e të gjitha strukturave dhe shoqërisë për përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Veliaj: Sot po shohim, që duke filluar nga kryeministri i vendit, kryetarë bashkie, deputetë, drejtues fondacionesh, drejtues fetarë, drejtues në komunitet, secili po mundohet të bëjë diçka për të treguar që llafe e mend japin të gjithë, por pyetja është a ka dikush që lëviz dhe i bën dy gurë bashkë, dikush që e merr përsipër dhe e çon deri në fund? Unë jam i bindur se nevoja është shumë e madhe, por sot kjo nevojë është një problem më pak, falë faktit që u ndërtua një shtëpi. Nëse këtë e bëjmë përditë do jetë gjithmonë një problem i zgjidhur, një problem më pak dhe një hapësirë më shumë që të shkojmë e të ndihmojmë dikë tjetër.

Kryebashkiaku i Tiranës siguroi se ky kontribut do të vijojë edhe më tej, duke u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, ndërsa theksoi se ky është një tjetër shembull se puna flet më mirë se sa fjalët.

Veliaj: Mezi pres që, ashtu si juve ju?a bëri Zoti mbarë që të dilni nga kjo situatë, të kemi mundësi ta bëjmë këtë edhe për nevojtarë të tjerë. Sa të merremi gam-gam me llafe, e lagu s?e lagu, kush e kishte fajin, duke i nxjerrë përditë sytë njëri - tjetrit në televizor, është më mirë ta kalojmë kohën duke ndihmuar. Për sa kohë po bën edhe i pari i vendit dhe ne gjithë të tjerët nëpër komunitete, japim një shembull që me punë flet më mirë se sa me llafe.

Banesa e re ka katër dhoma gjumi dhe një dhomë ndenje, të gjitha të mobiluara, duke transformuar tërësisht jetën e familjes Mici në Mazrek të Kasharit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-i-jep-familjes-mici-celesat-e-shtepise-se-re

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz