Përsëri do ketë protestues huliganë që do të mblidhen në hyrje të kuvendit. Kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në lidhje me protestën që opozita ka paralajmëruar të mbajë më 5 mars, të martën, para Parlamentit, në të njëjtën kohë kur mbahet edhe seancë plenare.
?Ditën e martë kur ata sulmuan deputetët ishte frika, por edhe përpjekja e fundit për të bllokuar votimin në Kuvend të strukturës së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Edhe të martën që vjen ne përsëri kemi disa ligje që lidhen me implementimin e Reformës në Drejtësi dhe përsëri do të ketë protestues huliganë, që do të mblidhen në hyrje të Kuvendit. Të jeni të sigurtë se nuk janë më shumë se sa jeni ju këtu. Ne jemi votuar për të çuar përpara reformën në drejtësi. Të gjitha fajet e këtyre 28 viteve, kushdo që i ka bërë, nuk ka për të shpëtuar pa u hetuar ashtu siç duhet dhe pa u dënuar ashtu siç e meritojnë. Mjafton që çdo shqiptar të bëjë një pyetje : çfarë mund ta bëjë bashkë Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin? Ne jemi më shumë të bashkuar se kurrë për ta çuar përpara Reformën në Drejtësi"- u shpreh Balla teksa mori pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste Korçë ku shoqërohej nga drejtuesi politik i Qarkut Korçë, Niko Peleshi, ai i Qarkut Berat, Blendi Klosi, si dhe deputetë.
Më tej, duke ju drejtuar socialistëve të Korçës, Devollit, Maliqit, Pustecit, Pogradecit dhe Ersekës, Balla tha se PS është e vendosur të vijojë punën për zbatimin e kontratës që ka me qytetarët dhe vijimin e reformave. Ai u shpreh i bindur se në zgjedhjet e 30 Qershorit PS do të jetë fituese, sepse puna e bërë në gjithë këto vite ka treguar se Bashkia e Korçës dëshmon modelin më të mirë të qeverisjes vendore.
"PD-ja dhe LSI-ja vendosën t?i lëshojnë mandatet. Një gjë dua t?ua them socialistëve të Korçës, Devollit, Maliqit, Pustecit, Pogradecit dhe Ersekës, që ne nuk kemi ndërmend të ndërpresim punën tonë, drejt 2021-it. Përpara se të shkojmë në 2021-in kemi 30 qershorin."
Ndërsa Drejtuesi Politik i Qarkut Korçë, Niko Peleshi, theksoi në fjalën e tij se: ?Kjo që ka ndodhur është e paprecedent, jo për Shqipërinë, por për të gjithë Europën me të cilën ne u bashkuam pas vitit 90? në këtë sistem të ri të demokracisë liberale. Sot në fakt nuk jemi mbledhur këtu vetëm për qëllimet tona, për Partinë Socialiste, për misionin tonë, për sfidat tona. Natyrisht vijmë nga zona të ndryshme, fshatra e qytete të ndryshëm, mosha, temperamente, karaktere të ndryshme, por kemi të përbashkëta vlerat, një paketë vlerash. Një sistem vlerash që kjo parti i ka të lidhura edhe me historinë e djeshme, të sotmen dhe të ardhmen ashtu siç e vizatojmë ne?.