ita e sotme mund të hyjë në histori për shqiptarët në Tuz të Malit të Zi, sepse sot janë zgjedhjet lokale për kryetarin e komunës që u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018. Për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dalin të bashkuar në koalicionin ?Malësia na Bashkon?.
Me qëllim maksimalizimin e votave dhe arritjen e një rezultati fitues, tre partitë shqiptare Alternativa Shqiptare (kryetar: Nik Gjeloshaj), Lidhja Demokratike Shqiptare (kryetar: Nikollë Camaj) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (kryetar: Fadil Kajoshaj) janë bashkuar në koalicionin parazgjedhor ?Malësia na bashkon?. Kjo mundëson që ata të kandidojnë më një listë të vetme për kryetarin i ri, i cili më pas do të zgjidhet nga Këshilli Komunal, ose siç njihet ndryshe Parlamenti i Tuzit, i cili në përbërje ka 32 anëtarë. Ai do të zgjidhet më shumicë të thjeshtë, pra më 17 vota. Në total janë 11.800 votues të cilët do t?u drejtohen 30 qendrave të votimit.
Përfaqësues të partive shqiptare e kanë cilësuar procesin e sotëm si një referendum që përcakton të ardhmen e komuntitet shqiptar atje. Dokumentet në zgjedhje janë edhe në gjuhën shqipe, pasi rajoni i malësisë është i populluar me shumicë shqiptare.