Ora News – Krijimi i Kadastrës, Artan Lame: Do të shmangen burokracitë

2019-03-02 2

#oranews #krijimiikadastres
Qytetarët tashmë do ta kenë më të thjeshtë që të ndjekin proçedurat për legalizimet e banesave të tyre.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame bën me dije se kalimi i shërbimeve pranë ADISA është një hap drejt shkrirjes së institucioneve. Kjo pritet të ndikojë në uljen e burokracive.

Lame: Në një farë mënyrë fillojmë atë procesin që do të jetë në vijim i shkrirjes së këtyre shërbimeve dhe institucioneve, për të arritur në fund tek krijimi i Kadastrës si një institucion i vetëm. Këtë projekt me Tiranën do ta vazhdojmë shumë shpejt me Fierin.

Sipas Drejtorit të ALUIZNIT kalimi i shërbimeve në një sportel do të shmang tashmë me dhjetëra mijëra letra korrespondencë midis institucioneve.

Lame: Duket si një gjë e vogël, por bëhet fjalë vetëm midis dy institucioneve ALUIZEM-ZRPP për dhjetëra-mijë letra korrespondece në vit. Janë rreth 60 mijë letra që venë dhe vijnë midis ALUIZNIT dhe ZRPP për përgatitjen e dokumentacionit.

Qytetarët që presin një përgjigje për problemin e tyre janë të shumtë. Ibrahim Shkrepi ka ardhur për të dorëzuar dokumentet për legalizimin e apartamentit. Por ngërçi qëndron në faktin se banorët nuk i kanë bashkuar dosjet.

Me hyrjen në fuqi të ligjit për Kadastrën, ALUIZN-i dhe Hipotekat do të shkrihen në një institucion dhe kjo pritet të ndikojë në përshpejtimin e regjistrimit të pasurive të shqiptarëve.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/krijimi-i-kadastres-artan-lame-do-te-shmangen-burogracit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz