Report Tv - Balla nga Elbasani: Dialog po, negociata nuk bëjmë

2019-03-02 0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte sot në Elbasan ku vijoi takimet me strukturat e PS. Balla i bëri thirrje opozitës se qeveria është e gatshme për dialog në interes të çështjeve madhore të Shqipërisë, por u shpeh se nuk do të ketë kurrë negociata për rrugën pa krye ku ka hyrë opozita.

?Këtu nga Elbasani, në emrin tuaj u them: Dialog PO, ne gjithmonë kemi qenë të hapur për dialog, sepse dialogu në demokraci është një element shumë i rëndësishëm, por jo negociata. Ne nuk mund të negociojmë me ata që në demokraci bëjnë akte terroriste siç është djegia e mandateve të popullit. Në këtë kontekst; ne jemi të gatshëm të dialogojmë për gjërat e mëdha dhe sfidat e mëdha të kombit tonë.