Ora News – Paulin Sterkaj zbulon si nxit PD protestuesit për akte dhune: Para dhe pije

2019-03-02 1

#oranews #paulinsterkaj
Ndërsa vendi ndodhet në krizë politike dhe opozita nuk ka më përfaqësues në Kuvend pasi zyrtarisht i ka djegur mandatet, mazhoranca përmes asambleve socialiste që po mban në rrethe nuk kursen shënjestrimet dhe mesazhet për dialog, por gjithmonë duke përjashtuar negociatat për zgjedhje të parakohshme.

Më i ashpër në qëndrim ishte deputeti Paulin Sterkaj që akuzoi Partinë Demokratike se po paguan njerez për të kryer akte dhune. Jo vetëm kaq Sterkaj aludoi se ketyre personave u jepet dhe pije që të mos kenë kontroll.

Paulin Sterkaj: Kam informacion se në Shkodër, Malësi të Madhe, nënshkodër e Vau i Dejës paguhen njerëz për të ardhur. Nuk është se është pjesa demokrate e Shkodrës që do prishjen e rendit kushtetues, apo anarshi por një pjesë e paguar që pasi i japin paratë në xhep i japin dhe një gotë raki, pije ndonjë tjetër më të fortë ku mund të ketë dhe ndonjë gjë tjetër brenda që ata të mos kenë kontroll. Sa më shumë të zbatohet ligji dhe të vihen përpara përgjegjësisë penale që kanë aq më pak punë do kemi nesër. Nuk e di që shkopi i gomës është vepër penale kur ai tjetri prish rendin kushtetues, apo gazi lotsjellës ëstë vepër penale kur tjetri do me shkatërru institucionet e shtetit.

Mos ki frike- Sterkaj i tha Lleshajt se kishte në krah komisionin e Sigurisë dhe jo vetëm dhe se ai nuk duhej të kishte frikë të zbatonte ligjin

"Solidarizohem me ju. Bashkë me mua ke dhe komisionin e Sigurisë. Ke dhe Myslim Murrizin që nuk dorëzoi mandatin. Unë kam qenë në PD dhe atje nuk ka zë është vetëm një dhe nuk pyetet askush tjetër. Situatë më paprecedentë që është në këtë Shqipëri nuk ndodh kurrë. Mos ki frikë të zbatosh ligjin se nuk të gjen asgjë. Dhe këto persona që importohen kur janë në punë të procedohen sipas ligjit."

Incidenti para parlamentit- Sterkaj tregon dhe momentin kur u rrethua nga protestuesit para parlamentit.

Paulin Sterkaj: "Ca më zunë rrugën ca më puthën. Më thanë deputet ti je i nderuar por pse shkon atje. Për cudi më bënë një rreth dhe ishte proces i parë për të më rrethuar. Një polic më ndihmoi dhe më nxorri nga situata. Ata janë njerëz të paguar. Po ta kishte marrë këtë vendim unë nuk do e kisha dorëzuar mandatin. Sepse mandati na e dha populli për të përfaqësuar në parlament. Duke qenë në institucion të dalësh jashtë institucioni."

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/paulin-sterkaj-pd-jo-vetem-po-i-paguan-protestuesit-akte-dhune
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange