Basha refuzon ftesen e Rames

2019-03-02 0

?Kur do flasim??

Këtë ftesë të bërë nga kryeministri Rama nga samiti i diasporës për të dialoguar me kreun e opozitës Lulzim Basha e refuzoi prerazi.

?Demokraci fasadë, parlament që vjedh qytetarët dhe nxjerr kriminelët nga burgu nuk do të ketë më. Ndaj hapi i vetëm për ta çuar Shqipërinë në Europë është që t?i japim fund një qeverie të lidhur me krimin, të kemi një parlament të zgjedhur nga populli, një qeveri që është përgjegjëse para qytetarëve dhe jo para kriminelëve. Ndaj takimi i vetëm që unë kam është ai me qindra dhe mijëra shqiptarë me datë 16 Mars në protestën e madhe kombëtare, natyrisht edhe takime të tjera para Asamblesë së Krimit që ka uzurpuar ndërtesën e Kuvendit?, tha Basha.

Deputetët e Parlamentit Europian ia rrëzuan kauzën dhe mjetet e përdorura duke i thënë se parlamenti dhe qeveria e dalë nga zgjedhjet e 2017-ës janë legjitime, por kreu i opozitës thotë se nuk do të ndalet në betejën me qytetarët.

?Nuk kërkojmë asgjë më shumë për vendin tonë sesa Europa ka garantuar për qytetarët e saj."

Teksa kandidatë nga lista e opozitës për deputetë kanë deklaruar se do të ulen në karriget e lëna bosh pas djegies së mandateve, Lulzim Basha akuzon Kryeministrin se po përpiqet të krijoje një opozitë fasadë.

Këto deklarata kreu i demokratëve i bëri pas një takimi që zhvilloi me Kolegjin e Kryetarëve të qarkut të Tiranës dhe një grup deputetësh tashmë pa mandat, ku në fokus të takimit ishte përgatita për protestën e datës 5 Mars përpara parlamentit.

Tv Klan