Ora News - Banorët në protestë, Bashkia e Bulqizës: Nuk kemi fonde për përfundimin e ujësjellësit

2019-03-02 0

#oranews

Bashkia e Bulqizës nuk ka fonde për të përfunduar ujësjellësin e Gjoricës.

Ky ka qenë shpjegimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Melaim Damzi pas protestës së zhvilluar nga banorët e kësaj zone, të cilët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej disa vitesh.

Melaim Damzi: "Ne si bashki kemi bërë të mundur intestimin për realzimin e projektit të ujësjellësit për shpërndarjen e ujit në shtëpitë e banorëve, projekt që shkon gati 184 milionë lekë të reja dhe bashkia e Bulqizës e ka të pamundur të investojë me këtë lloj vlere, me buxhetet dhe fondet që ka."

Një problematikë të tillë e pranoi edhe Prefekti.

Nexhbedin Shehu: "Është përfunduar faza e parë e ujësjellësit dhe ka mbetur faza e dytë. Banorët kanë të drejtë sepse duhet të informohen kur përfundon ujësjellësi."

Dhjetra banorë të njësisë administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm dhe bllokuar për rreth një orë rrugën nacionale në Bulqizë, madje kanë pranuar se nuk do lejojnë që asnjë kandidat të bëjë fushatë në zonë e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-ne-proteste-mungesen-e-ujit-bashkia-e-bulqizes-nuk-kemi-fonde-perfundimin-e-ujesjellesit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz