Jelekverdhet serish ne protesta - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-02 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo është fundjava e 16-të e protestës së jelekverdhëve në Francë. Demonstruesit kanë pushtuar rrugët e Parisit dhe të shumë qyteteve të tjera. Ata shprehen se presidenti Macron as nuk përpiqet të kuptojë se ka njerëz që jetojnë në varfëri të madhe dhe se ka kaq shumë pabarazi. Demonstratat në shkallë të gjerë filluan në Francë më 17 nëntor të vitit të kaluar, pas vendimit të qeverisë për të rritur taksat e karburantit. Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, rreth 41.500 njerëz dolën në rrugë në të gjithë vendin gjatë protestave të fundit.Emmanuel Macron, bëri thirrje për qetësi, duke I quajtur të papranueshme shpërthimet e dhunës qëkurëse kanë filluar demonstrataT. Protestat nisën për të kundërshtuar rritjet e taksave të karburantit, por u zgjeruan në një kundërshtim më të gjerë publik të politikave ekonomike të presidentit Macron. Protestuesit thonë se ato favorizojnë bizneset e mëdha dhe te pasurit ne kurriz te shtresave te varfra.

Free Traffic Exchange