Report TV - Kur do flasim', Basha përgjigje Ramës: Takimi i vetëm më 16 mars

2019-03-02 0

Kryedemokrati Lulzim Basha foli sot në një deklaratë për mediat ku iu përgjigj ftesës së kryeministrit Rama për dialog, për të zgjidhur krizën politike. duke thënë se takimin e vetëm ai e ka me qytetarët me 16 mars.

"Hapi i vetëm për të çuar vendin në Europë është t'i japim fund qeverisë së krimit. Takimi i vetëm që unë kam është ai me 16 mars me qytetarët shqiptarë dhe qindra takime të tjera përpara asmablesë së krimit. Nuk bëhet fjalë për fatin e një partie politike por për fatin e shqiptarëve. Vendi qeveriset nga politikanë të lidhur me krimin dhe ndajnë Shqipërinë si të ishte tortë duke shkatërruar institucionet e vendit dhe duke detyruar qytetarët të marrin rrugën e emigracionit.

Nuk nuk kërkojmë asgjë për vendin tone së sa kushtet që Europa ka krijuar për qytetarët e tyre. Shqiptarët nuk hanë pijnë në hotele luksoze por jetojnë në kushte të vështira. Nuk mund të kërkojnë asgjë më pak për shqiptarët se sa kërkojnë ata për qytetarët e tyre. Ky është një rrugëtim për Shqipërinë si gjithë Europa. Asamblesë së krimit i ka ardhur ora. Takimi është me popullin me 16 Mars", deklaroi Basha.