Kriza politike në Shqipëri duket se shqetëson jo pak Brukselin zyrtar. Pavarësisht deklaratave të eurodeputetit Knut Fleckenstein gjatë vizitës së delegacionit me 7 anëtarë të PE-së, se ka ardhur koha që Shqipëria të zgjidhë vetë krizën, në BE është ndezur alarmi për situatën e tensionuar që po përjeton vendi.