Selami Jenisheri është njëri nga kandidatët në listat e PD-së në qarkun e Tiranës që mund të marrë mandatin e deputetit pas dorëheqjes së opozitës. Jenisheri, kryetar i partisë së Pensionistëve të Shqipërisë është i dyzuar, ndërsa ka një kusht për Lulzim Bashën që të mos pranojë mandatin. Ai thotë se nëse Bashkia e Shkodrës do i ndërtojë selinë e partisë që i ka prishur, atëherë nuk do ta pranojë mandatin, në të kundërt do ti thotë 'PO' thirrjes së KQZ-së. Selami Jenisheri gjatë prononcimit nga Shkodra, tregon edhe bisedën që kishte bërë me Bashën.
"Unë kam qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2017 në listën e PD-së. Unë kryetar i pensionistëve të Shqipërisë. PD ka parë të arsyeshme që ti djegë mandatet, edhe nuk ka asnjë arsye që të mos e djeg mandatin. Por ka ndodhur një incident, që duhet zgjidhur ligjërisht, që unë të respektoj këtë koalicion. Mua më kanë shkatërruar selinë e partisë, më kanë nxjerrë me më vrarë, me më rrëmbyer, këta janë prokuroria dhe policia nuk pranon me hetuar.
Makina ime është në polici, nuk pranojnë me ekspertuar. Unë jam biznesmen dhe më kanë shkatërruar biznesin. Këtë gjë ma kanë bërë kryetarët e bashkisë së PD-së, unë kam biseduar me Bashën, më ka thirrur ditën e shtunë, dhe i kam thënë më zgjidh partinë, që unë të ushtroj punën, pasi në të kundërt nuk e ndjej veten pjesë e kësaj liste. Basha më tha do të bisedoj me Voltana Ademi, kjo është gallatë krejt.