#oranews
Uji i lumit Gjanica po ndryshon ngjyrë çdo ditë për shkak të mbetjeve që derdhen aty nga kompanitë që nxjerrin e përpunojnë naftë.
Këtë të premte uji ishte i zi, ndërsa pak ditë më parë kishte ngjyrë të bardhë.
E para tregon derdhje të hidrokarbureve, e dyta ujëra teknologjikë që përdoren në këtë industri.
Në të gjithë rastet, ajo që mbizotëron është era mbytëse e mbetjeve toksike, pasojat e të cilës banorët i vuajnë me helme me gjak.
Banorët thonë se problematika është e vazhdueshme, sidomos në këto kohë, kur kompanitë naftënxjerrësë po pastrojnë depozitat.
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka çuar për hetim dy kompani dhe ka gjobitur 5 të tjera si shkaktarë të ndotjes.
Por masat administrative duket se nuk kanë dhënë efekt, ashtu siç nuk dihet asnjë nga hetimet e kërkuara për ndotësit e mëdhej të Gjanicës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjanica-ndotet-serish-nga-kompanite-e-perpunimit-te-naftes
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz