Ora News - Të fundit për shëndetësinë, qytetarët: Nuk kemi siguri te ilaçet

2019-03-01 0

#oranews

Shqipëria rënditet e fundit nga 35 shtete të Europës në raportin nga indeksi konsumator për kujdesin ndaj shëndetit. Mjekët në vendin tonë thonë se popullata shqiptare i neglizhon vizitat shëndetësore, ndërsa qytetarët shtojnë se nuk kanë besim te ilaçet që përdorin.

Shqiptarët janë të vështirë dhe shkojnë te doktori vetëm kur janë të detyruar.

Kjo shprehje mbështetet edhe nga raporti i Indeksit të Shëndetit Konsumator të vitit 2018 të matur nga Instituti suedez, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e fundit mes 35 shteteve europiane përsa i përket kujdesit shëndetësor që tregojnë shqiptarët.

Raporti vlerëson se shqiptarët shmangin kontrollet rutinë, të cilat ndonjëherë bëjnë edhe diferencën në pikasjen e problemeve shëndetësore.

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, thotë se personat që shmangin më tepër vizitat janë të rinjtë.

Najada Çomo: Popullata shqiptare është mjaft e interesuar për fëmijët në përgjithësi, që i çon për vizitë mjekësore, për të bërë procesin e vaksinimit dhe popullata mosha e tretë të cilët janë më të ndërgjegjësuar për ti shërbyer pjesës së shëndetit.

Qytetarët e pohojnë neglizhencën, por tregojnë se ndryshe nga më parë tanimë vizitat te mjeku janë shtuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-fundit-shendetesine-qytetaret-nuk-kemi-siguri-te-ilacet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz