Poliklinika e qytetit të Lushnjes, që përfshin edhe dy qendrat më të mëdha shëndetësore të qytetit po rehabilitohen tërësisht për të ofruar kushte bashkëkohore për 186 mijë banorët e qytetit të Lushnjes.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet në poliklinikën e Lushnjes, ku deklaroi se do të vijojnë investimet në kujdesin parësor.
?Kemi kthyer vëmendjen te kujdesi shëndetësor parësor, me investimi si ky i poliklinikës dhe dy qendrave shëndetësore të Lushnjes, në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, që do të garantojë shërbime cilësore, afër vendbanimit, për 186 mijë banorët e kësaj zone?, tha Manastirliu.
Investimi i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe projektit ?Shëndet për të gjithë?, me vlerë 91.4 milion lekë, pritet të përfundojë brenda muajit Qershor 2019.
Ministrja Manastirliu deklaroi gjithashtu se, paralelisht me investimet në infrastrukturë, po vijon punësimi I mjekëve në shërbimin parësor.
?Vetëm gjatë muajit Shkurt, u punësuan 66 mjekë familje në qendrat shëndetësore dhe ambulancat nga veriu në jug të vendit, me procedura transparente dhe mbi bazë merite?, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi nga Lushnja dhe hapjen brenda muajit Mars të portalit ?Mjekë për Shqiëprinë?, një hapësirë për të gjithë mjekët që duan t?i bashkohen shërbimit publik, të njohin mundësitë e punësimit në spitale dhe qendra shëndetësore.