TIRANE-Pas fjalimeve paradite, u zhvillua mbrëmja gala e Samitit të Diasporës, kur kryeministri Edi Rama i dorëzoi tenorit shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu çmimin ?Shqipoja e Artë e Diasporës?. Ndërkohë që gjatë fjalës, kreu i qeverisë nuk ka la pa përgjigje edhe kritikët e Samitit të dytë të Diasporës. Ai tha se ka gjetur ?kazanë mediatikë? edhe në diasporë.
"Sot pashë dhe disa reagime në kazanin e diasporës për këtë Samit, se dhe diaspora ka kazanët e vet dhe më bëri shumë përshtypje negativiteti i reagimeve, njëri thoshte ?është samiti i vakisë?, tjetri thoshte ?është samiti i përçarjes?, e kështu me radhë, por, sidoqoftë, po t?i besosh mikut tim budist, Pandeli Majkos, të gjitha këto janë shenja të mira' tha Rama.