'Kur do flasim?!' Mediu i përgjigjet Ramës: Nuk je i sinqertë me opozitën, demagog!

2019-03-01 0

Kryeministri Edi Rama nga Samiti i Diasporës i bëri një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha për t'u ulur në bisedime për të zgjidhur krizën politike. Kryedemokrati ende nuk është përgjigjur, Kryemadhi u shpreh se beson se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në fund të majit, ndërsa kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në 'Repolitix' tha se ftesa e Ramës nuk ishte e sinqertë.

"Unë nuk mendoj se kryeministri foli, vijoi demagogjinë, i shqetësuar. Sot flasim për një shtet të organizuar në mënyrë mafioze, për këtë duhet të flasë kryeministri. Fjala është si element institucional në Kuvend, që ka disa detyrime, duke filluar nga ligjbërja.

Opozita ka folur, ka tentuar që të flasë. Kryeministri sot nëse duhet të bënte një ftesë të sinqertë, të shikonte kërkesat e opozitës dhe më pas të fliste. Ai sot bëri demagogji, nuk merret me thelbin e protestës, por me disa elementë anësorë dhe për këtë bëhet qameti.

As Amerika, as Europa nuk janë kaq naivë sa mendon kryeministri. Ka aktorë të tjerë të koalicionit, në pozicione periferike që përpiqen ta shikojnë në interes të tyre" deklaroi Mediu.

Free Traffic Exchange