Ora News – Kryemadhi u përgjigjet sondazheve të Ramës: Zgjedhje të parakohshme në fund të majit

2019-03-01 0

#oranews #monikakryemadhi
Ashtu si në leximin e raporteve ndërkombëtare, pozitë dhe opozitë kanë rezultate të ndryshme edhe kur vjen puna e sondazheve.

Teksa Rama në shumë deklarata të tij thotë se opozita dogji mandatet parlamentare pasi sondazhet e nxirrnin humbëse në zgjedhjet e ardhshme lokale, kryetarja e Lëvizjes Sociliste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se është e bindur që në muajin maj do të ketë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Sipas Kryemadhit, 94% e shqiptarëve janë të pakënaqur me jetesën dhe qeverisjen dhe kjo i jep terren opozitës.

Deklaratat ajo i bëri gjatë takimit me të rinjtë e LRI-së në njësinë nr 2 në Tiranë.

Kryemadhi: Të jeni të bindur që 94% e shqiptarëve meqë flitet për sondazhet dhe po jua them unë që bëjmë dhe ne sondazhe dhe i bëjmë sondazhet shumë të mira. 94% e shqiptarëve mendojnë që Shqipëria është më e varfër se ç?ka qenë. 94% e shqiptarëve besojnë që jeta e tyre është më e shtrenjtë se ç?ka qenë, çka do të thotë se dhe socialistët edhe ata që nuk votojnë kurrë, mendojnë si ne. Prandaj detyra juaj është që t?i zgjojmë, t?i sensibilizojmë, t?u flasim për LSI.

Që jemi një forcë politike dhe parti politike e të rinjve dhe të rejave. Njerëzit e kanë perceptimin shumë të mirë për LSI-në. Njerëzit e kanë perceptimin shumë të mirë për ta ndryshuar këtë realitet. Tashmë duhet të bëhemi gati që njerëzit ti çojmë në kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve që do të jenë në fund të majit, sepse jam e bindur që zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të jenë të parakohshme.

Sepse në radhë të parë do të jenë socialistët ata që do ta vendosin në cep Edi Ramën dhe në radhë të dytë do të jetë e gjithë shoqëria shqiptare që do ti thotë JO krimit të organizuar që ka marrë në dorë fatet e fëmijëve të shqiptarëve. Prandaj që nga ky moment mos hezitoni më.

Çdo ditë e më shumë që zvarritet pushteti i kalbëzuar i Edi Ramës aq më shumë kalbëzohet dhe aq më i pafuqishëm bëhet. Prandaj terreni është i juaji, hapësirat janë tuajat, mos ndaloni?.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-u-pergjigjet-sondazheve-te-rames-zgjedhje-te-parakohshme-ne-fund-te-majit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange