PD: Rama i ka dorezuar Prokurorine e Krimeve te Renda bandes se Avdylajve

2019-03-01 0

Partia Demokratike akuzon drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda se është vënë nën shërbimin e grupit të ?Avdylajve?. Sipas demokratëve po shkelet ligji ?Antimafia?, pasi nuk janë sekuestruar pasuritë e këtyre trafikantëve.

"Dosja 339 ka zbuluar se kryeprokurorja Donika Prela është në shërbim të plotë të bandës së Avdylajve dhe se është emëruar në atë detyrë prej Edi Ramës për shkatërruar dosjen 339. E njohur si dosja që fakton blerjen e zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin, është njëkohësisht edhe dosja që fakton se Edi Rama i ka dorëzuar krimit të organizuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Me Donika Prelën në sistemin e drejtësisë dhe pjesë e SPAK, është konfirmuar se reforma në drejtësi ka vdekur, se kryeprokuror është Edi Rama, se krimi i organizuar është i pandëshkueshëm dhe se Prokuroria e Krimeve të Rënda është në shërbim të bandave kriminale që blejnë dhe ndajnë pushtetin me Edi Ramën."

Tv Klan

Free Traffic Exchange