http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Arben Bardhi shtetasi I dyshuar për shpërthimin e të enjtes në ?Vasil Shanto?, ka rënë në prangat e policisë.Bardhi u arrestua kete te premte ne lagjen ?Gurra? ne Lezhe.Sipas policisë Arben Bardhi mbrëmjen e të enjtes, rreth orës 21:10, në rrugën ?Mihal Popa?, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.Shkak i ngjarjes ka qenë pronësia e shtëpisë.Sipas informacioneve, Bardhit shtëpinë ja kishte konfiskuar banka pasi nuk kishte mundur dotë që të shlyente kredinë.Sipas procedurave, banka e ka nxjerrë apartamentin në shitje, i cili është blerë më pas nga shtetasi me inicialet V. S.. Por kjo gjë duket se nuk e ka bindur ish-pronarin e apartamentit, I cili vijonte të kishte pretendime për pronësinë.Shpërthimi në katin e dytë të pallatit shkaktoi dëme të shumta material si dhe panik në radhët e banorëve.Forca shpërthyese e eksplozivit dëmtoi edhe dyert e apartamentit në katin e tretë.