Report Tv-'Kur do flasim?!' Vjen përgjigja nga PD-ja pas ftesës së Ramës

2019-03-01 0

TIRANE-Nga Samiti i Diasporës, Kryeministri Edi Rama i bërI një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha për t'u ulur në bisedime për të zgjidhur krizën politike. Rama ju drejtua vetëm me një pyetje: I them kur do flasim?! (lexo ketu). E ndërsa deri tani liderët e opozitës kanë heshtur, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Rama pas ftesës për dialog.

"Sot Edi Rama i ka bërë një ftesë opozitës për të diskutuar, ku do të flasim? Ne do të flasim kur të anulosh projektin këtu, kur të ketë zgjedhje të lira, kur ti shkosh para drejtësisë, kur të veshë ato byzylykët. Kam edhe dicka për Knut Fleckenstein, ky 'niçja' jonë nuk është filozof, se mos e ke ngatërruar se ky i joni është trafikant.

Në 5 mars do të jemi para parlamentit dhe ejani të përgatitur pasi kemi përballë kumbarin e krimit të organizuar. Ejani për ti dhënë atë që meriton atij parlamenti të drogës, vetëm ju e keni fuqinë për ti dhënë atë që meriton. Ejani për ta shkulur krimin e organizuar" deklaroi ai.