Ora News – Peshëngritje/ Triumfojnë Saliaj dhe Qerimaj, Calja vendos rekord

2019-03-01 1

#oranews #peshengritje
Peshëngritja shqiptare ngriti siparin e aktiviteve për vitin 2019 me Kupën e Republikës të zhvilluar në pallatin e sportit Asllan Rusi. Ky kompeticion u kthye në një festë sportive, me Federatwn Shqiptare të Peshëngritjes që kishte kuruar gjithçka.

Pjesëmarrja ishte masive, garuan 103 sportistë, 71 meshkuj dhe 32 femra, të cilët përfaqësonin 13 klube nga i gjithë vendi. Për femra 16-vjeçarja Kleopatra Saliaj u shpall sportistja më e mirë e aktivitet, ndërsa për djem triumfoi Erkand Qerimaj. Partizani me 729 pikë u rendit në vend të para për femra, Elbasani doli në vend të dytë me 687 pikë dhe Teuta në të tretin me 246.

Për meshkuj triumfoi Tirana me 767 pikë që rivalizoj fortë me Mas Glas, që u renditën të dytët me 678 pikë ndërsa në poduim u ngjit edhe Teuta 663 pikë. Sfida u bë emocionues kur në pedanë zbritën dy kampionët Briken Çalja dhe Erkand Qerimaj. Çalja arriti të vendos rekord kombëtar në peshën 81 kilogram në stilin e shkëputjes duke ngritur 177 kilogram.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Theodhor Masllavica u shfaq i kënaqur me paraqitjen e sportistëve.

"Ky është një test që bëhet paraprakisht që të dy sportistët janë garues shumë të mirë. Me këtë rezultat që dha Briken Çalja kemi besim se mund të marrim medalje në Kampionatin Europian."

Dopingu është një fenomen që e ka shoqëruar gjatë shtangën shqiptare, por kryesia e re po e lufton në cdo mënyrë.

"Ne se Federatë, bashkë me kryesinë, bashkë me të gjithë që punojnë për Federatën kemi vendosur se në çdo aktivitet ndërkombëtar duhet të ketë dy teste anti-dopingu. Një sapo e kryem, ku dolën të gjithë të pastër, kemi edhe testin tjetër që do të bëhet pasi të përzgjidhet ekipi kombëtar."

Shtangistja e Teutës, Arjeta Rade u shpall për herë të gjashtë radhazi kampione në peshën 68 kilogram, por objektivi i saj është të triumfoj në arenën ndërkombëtare.

"Mora pjesë në kategorinë 76 kilogram, dola kampione për të gjashtë herë, 3 herë me të rejat dhe tre here me të rriturat. Jam shumë e lumtur për arritjet e mia. Shpresoj që në të ardhmen të kem rezultate më të larta. Prespektiva është për Europianin U-20 që është në Moldavi. Shpresoj që të jap rezultate të mira, të paktën të nxjerr stërvitjen time."

Trajneri i Shtërmenit, Leonard Toska u shfaq i kënaqur edhe pse nuk arriti të ngjitej në podium, ndërsa deklaroi se peshëngritja është në rrugën e duhur për tu kthyer sërish në majë.

"Klubi i Shtërmenit ka ardhur me ekip të fortë, pavarësisht se midis këtyre sportistëve ka edhe të rinj, por që janë me prespektivë. Jemi përgatitur gjatë për këtë garë. Me ardhjen e presidentit të ri, peshëngritja ka pësuar rritje. Numri i sportistëve është rritur, gjithashtu edhe i femrave. Për tu habitur sot për herë të parë kjo garë tregoi nivel të lartë edhe të femrave. 35 femra, 115 meshkuj. Kjo tregon se ka një seriozitet edhe nga presidenti i Federatës dhe nga Presidenti, por edhe nga Këshilli i Trajnerëve. Nëqoftëse do të vazhdojmë kështu peshëngritja do ...

Free Traffic Exchange