Rama në Samitin e Diasporës: Sfidë historike për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-01 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës, është shprehur se vendi kohët e fundit po përballet me sfida të shumta, por që rezultatet e arritura nuk kanë të krahasuar me ato që ishin më parë.?Jo vetëm që shqiptarët në Shqipëri janë më mirë sot, se ç?ishin në kohën e samitit të parë, por ajo që konsiderohej si e pamundur për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, sot është realitet. Brenda këtij harku kohor, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut flitet shqip. Ne jemi të interesuar që ai shtet të ekzistojë, të përparojë drejt integrimeve euroatlantike dhe shqiptarët atje të jenë më mirë sot dhe në të ardhmen, sesa ç?kanë qenë dje. Pa shqiptarët nuk do të kishte Maqedoni të Veriut, e aq më pak Maqedoni të Veriut në NATO apo BE?.?Shefi i qeverisë ndër të tjera në fjalën e tij ka thënë se jemi më të interesuarit që ai shtet të përparojë, të jetë model i harmonisë mes dy popujve dhe jemi të lumtur të mësojmë se shqiptarët sot janë më të lumtur në atë shtet se sa në kohën kur takuam në samitin e parë. Por Rama iu bëri dhe një apel shqiptarëve të Tuzit në Malin e Zi.?Ti bashkohemi apelit të presidentit të Kosovës për shqiptarët në Tuz. Kudo shqiptarët bashkohen, janë më të mirët dhe fitojnë. Historia e ka treguar, nuk dua të sjell këtu as Gjergj Fishtën, as Faik Konicën, as Fan Nolin por edhe e sotmja na tregon se armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët. Ne kudo ku bashkohemi nuk na mund dot askush. ndaj shqiptarëve në Tuz iu them bashkohuni.?